Letra dhe pula, zbulohet Milani amerikan/ Ibra luajti… bejsboll
Artikulli i korrikut: “Tendenca për verën 2024 është udhëtimi vetëm”. Epo, ai nuk po fliste për futbollin, por… është e vërtetë: Milani, ndryshe nga e kaluara, është i vetmi klub italian që ka shkuar në turne jashtë shtetit. Interi, Napoli, Roma dhe Atalanta mbetën në Itali, me Juven që shkoi në Gjermani.
Ashtu si në vitin 2023, Milani zgjodhi Shtetet e Bashkuara, me një ndryshim: një vit më parë Los Anxheles dhe bregu perëndimor, ndërsa sivjet Nju Jorku dhe bregu lindor. Këtu janë disa kuriozitete, të ndara në pesë lëndë, si në universitet.
GJEOGRAFIA- Milani qëndroi shumicën e kohës në Nju Xhersi, në të njëjtin kompleks të zgjedhur nga Italia për Kupën e Botës ’94. Arsyeja është e thjeshtë: të kesh fushën dhe hotelin afër, më afër se në 2023 (Los Anxhelosi kur ka trafik bëhet i vështirë).
Ndalesat në Çikago dhe Baltimore zgjatën disa ditë secila. Delegacioni përbëhej nga 90-95 persona: përveç ekipit dhe stafit, turneu përfshinte kuzhinierë, punonjës sigurie, punonjës sekretarie, zyrtarë shtypi, gazetarë të disa mediave, menaxherë udhëtimesh, punonjës e magazinierë. Milani zgjodhi të rezervonte një hotel të tërë për t’u stërvitur më pas në “Pingry School”, një nga shkollat e mesme më të bukura në Amerikë: studentët paguajnë 50,000 dollarë në vit, por kanë një pishinë, fusha futbolli, futbolli amerikan, bejsbolli, basketbolli. Ah, udhëtimi nga Nju Xhersi në Baltimore u bë me tren.
KUZHINA- Mikele Persekini dhe Xhulio Lombardoni, dy shefat e kuzhinës, ishin ndër më të ngarkuarit. Njëri nga të dy i paraprin skuadrës dy-tre ditë dhe shkon në hotelin që do të presë Milanin për të organizuar punën e kuzhinës. Nuk është e lehtë, kuzhinierët vendas nuk janë mësuar të merren me nevojat e ekipeve të futbollit.
Ushqimi blihet nga hotelet me rekomandimin e Milanit, i cili sjell pak nga Italia: kos grek pa laktozë, makarona e pak të tjera. Megjithatë, pastat dhe orizi janë gjithmonë italiane, ushqimet e ngrira janë të ndaluara nëse është e mundur, menyja ndryshon: ushqimi italian, paeja, disa pjata me frymëzim oriental, krahë pule pikante (shumë amerikane…) madje, një herë në të rrallë u lejuan edhe makarona me fruta deti. Mishi, megjithatë, është pothuajse gjithmonë pulë dhe ka vëmendje logjike për nevojat e futbollistëve myslimanë.
SPORTET (ALTERNATIVE) — Futbollistët nuk ndalojnë së luajturi as jashtë fushës. Pak ditë më parë skuadra shkoi me persona të tjerë nga delegacioni për të garuar me makina Kart. 23 pjesëmarrës, i pari Alexis Salmakers, i dyti Himenez dhe i treti portieri Ravejr. I fundit portieri tjetër Torriani. Në Uorren u luajt pak letra, në ditët e para luhej bilardo, madje edhe kornhole, një lojë shumë amerikane ku hidhni thasë pëlhure të mbushura me misër drejt një platforme.
Momentet më ikonike, tri të tilla ishin: nisja e ndeshjes së bejsbollit nga Ibrahimoviç në “Yankee Stadium” dhe pjesëmarrja e tij “CBS Mornings”. Ndërkohë, Pulisiçi foli për Xhimi Fellon në “The Tonight Show” dhe premtoi një festë goli. E ku ta dinte numri 11 se golat përpara tij do t’i shënonin Kolombo, Nasti dhe Joviçi…
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"