Leonardo: Fonseka do kohë, më mirë të mos flas për Ibrën
I ftuar në “Festival dello Sport”, një event i organizuar nga “La Gazzetta dello Sport” nga 10 deri më 13 tetor 2024, Leonardo, ish-trajneri dhe menaxheri i Milanit, foli edhe për situatën në shtëpinë kuqezi. Ibrahimoviç, Fonseka dhe shumë tema të cekura nga braziliani, intervistën e së cilit ua ofrojnë në vijim.
Si do ta vlerësonit impaktin e Moratës te kuqezinjtë?
Mendoj se Morata është tashmë një lider, ai tashmë po e tregon këtë te kuqezinjtë edhe pse sapo ka shkuar në atë ekip. Por ai e njeh Italinë, vjen nga një kampionat evropian i fituar si kapiten… Alvaro sigurisht ka forcën për të qenë lider dhe tashmë po tregon me fakte.
Si ju duket Fonseka te Milani?
Kush jam unë që të them nëse Fonseka është njeriu i duhur? Ai sapo ka filluar, mendoj se të gjithë trajnerët kanë nevojë për kohë. Deri më sot nuk mund të thuhet nëse është njeriu i duhur sepse ka kaluar vetëm tre muaj në punë.
A do të ktheheshit në Milano si menaxher?
Shikoni, jam i lumtur në shtëpi dhe nuk kam shumë ndërmend të kthehem në futboll si më parë. Si trajner nuk bëhet fjalë, por edhe si drejtor sportiv: pasi mbarova me PSG-në vendosa që të marr një rrugë tjetër që sigurisht do të jetë në futboll, sepse është jeta ime, por në një mënyrë tjetër.
Çfarë përshtypjesh ju ka lënë Ibrahimoviç si drejtues?
Pyetje e mirë (qesh, red.), le të themi se nuk do të përgjigjem
Cilët janë favoritët për titullin në Serinë A?
Kampionati italian është shumë i vështirë dhe i hapur. Interi është kampion në fuqi dhe kjo ka rëndësi, sepse ka pasur një sekuencë prej shumë vitesh me të njëjtin trajner, të njëjtët lojtarë dhe të njëjtin projekt: kjo jep stabilitet. Napoli po tregon se po rritet dhe Konte po jep një shtysë të rëndësishme sepse është një motivuesi aftë.
Po Milani?
E shoh Milanin pak më shumë në vështirësi, ata kërkojnë një identitet të ri dhe janë në mes të disa problemeve. Për pasojë, ndoshta sot janë më larg fitores së titullit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"