Legjenda Saki: Milani tepër i brishtë, Fonseka ka diçka që s’më bind

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2024 | 11:29

Legjenda Saki: Milani tepër i brishtë, Fonseka ka diçka që s’më bind

Arrigo Saki, ish-trajneri i Milanit për katër sezone, nga viti 1987 në 1991 dhe më pas në 1997, i kushtoi disa komente kuqezinjve të Paulo Fonseca-s në edicionin e radhës të ‘La Gazzetta dello Sport’.

SAKI

78-vjeçari, analizoi situatat për të kuptuar se cili është versioni i vërtetë i “Djalli”. Ai që ofroi një paraqitje fantastike në Madrid, në Champions kundër Realit, apo ai konfuze kundër Kaljarit të Alen Sherrit?

A është hap prapa një barazim pas një suksesi aq të madh Champions-i?

Shpresoja që Rafael Leao mund të rifitonte vazhdimësinë e performancës së tij për të arritur në maksimum. Unë e pres në ndeshjet e ardhshme pasi ka shumë cilësi, driblim dhe shpejtësi në hapësira të gjera, duhet të shohim nëse ai gjithmonë do të jetë në gjendje t’i tregojë cilësitë e tij.

Milani është ai ndaj Realit apo skuadra që pamë me Kaljarin?

Asnjë nga të dyja. Bëhet fjalë për të pasur durimin, që për fat të keq është një mall i rrallë në botën e futbollit. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për këtë sepse publiku, siç e dimë, gjithmonë dëshiron gjithçka menjëherë. Për të ndërtuar një ekip solid, të ekuilibruar dhe fitues, megjithatë, nevojitet kohë: askush nuk mund të bëjë mrekulli.

Pse Fonseka ka frikë më shumë nga Monza se sa nga një e madhe Europe?

Nuk e di por për golat e pësuar nga ekipi i tij nuk mund të fajësohen vetëm mbrojtësit, apo edhe njërin prej tyre, sepse në Itali jemi shumë të mirë për të kërkuar një fajtor të vetëm edhe në një sport ekipor si futbolli. Këtu e kam fjalën për fazën e mbrojtjes, pra aplikimin nga secili të koncepteve të caktuara.

I meriton Fonseka kaq shumë kritika?

Ata e akuzojnë atë se nuk i ka dhënë një strukturë solide mbrojtjes. Bazuar në atë që u pa në Kaljari, qortimi është i vlefshëm. Megjithatë, dhe këtu po thellohem, le të ngremë një pyetje: a ishin të gjithë lojtarët në dispozicion të zgjedhur nga trajneri që në verë apo ai i ka “pranuar” dhe tani duhet t’i menaxhojë? Nëse, siç besoj unë, hipoteza e dytë është më e afërta me të vërtetën, gabimi qëndron në mënyrën e punës që ka pranuar.

Si minimizohen problemet?

Klubi duhet të zgjedhë trajnerin dhe ky i fundit duhet të kujdeset për zgjedhjet e lojtarëve. Kjo është rruga për të arritur larg. Silvio Berluskoni nuk më imponoi kurrë një lojtar që nuk e doja, dhe kur provoi, për shembull me argjentinasin Klaudio Borgi, i thashë qartë se nuk e doja dhe ai e kuptoi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"