“Lautaro të vazhdojë kështu”, Inzagi: Kemi bërë mrekulli në 3 vite, Konte ka një favor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 10:56

“Lautaro të vazhdojë kështu”, Inzagi: Kemi bërë mrekulli në 3 vite, Konte ka një favor

Simone Inzagi është shumë i lumtur për fitoren dhe ndeshjen që bëri skuadra e tij kundër Parmës.

simone inzagi

Trajneri i Interit ka folur me krenari për atë që ka bërë në këto 3 vite e gjysmë dhe zbulon se më përpara askush nuk e mendonte që të luante në Botëror dhe të kualifikohej në raundin e 1/8-ave në Champions.

Golat e Turamit duket se kujtojnë ata të Imobiles, por edhe tuajt e të vëllait, Pipo?

Imobile dhe Turam kanë shënuar disa gola më shumë sesa unë, por ia kërkova në fundin e pjesës së parë që të shkonte në atë pozicion. Ishim të gjithë të lumtur për atë gol sepse mbylli ndeshjen. Por djemtë ishin të zotët për ta interpretuar këtë sfidë. Parma në transfertë ka humbur vetëm ndaj Napolit. Jam shumë i kënaqur.

I vetmi telash është fakti që Lautaro nuk po shënon. Mkitarian duket i rikthyer në nivelet e larta?

Jam dakord. Dy golat që shënuam ishin shumë të bukur dhe erdhën prej këmbëve të Mkitarianit. Lautaro duhet të vazhdojë kështu. Në 90 minuta ka bërë një ndeshje prej kapiteni të vërtetë. Mëkati i vetëm është që pësuam gol sepse skuadra nuk e meritonte për mënyrën se si luajti dhe si qëndroi në fushë.

Çfarë po flisnit me Darmianin?

Ishim duke folur për golin sepse ishte i tërbuar dhe i mërzitur. Ai është një profesionist i vërtetë. Por gabimi nisi shumë herët dhe ndoshta Mateo është më pak fajtori në atë histori.

Barela është rikthyer te goli. I mungonte për të qenë vendimtar?

Barela është i jashtëzakonshëm. AI ka bërë sezone të shkëlqyera me mua, pavarësisht se ka shënuar pak gola dhe ka dhënë pa asiste.

Ju erdhi një dëshirë për të ngritur Botërorin e klubeve kur e patë?

Sigurisht që do të kërkojmë të bëjmë maksimumin aty, por nëse më pyesni çfarë mendova gjatë shortit është fakti që çfarë kanë bërë këta djem në 3 vite e gjysmë. Kjo skuadër kishte 10 vite që nuk shkonte në fazën e 1/8-ave të Champions-it. Të jemi në Botëror është një krenari e madhe. Do të bëjmë një ecuri të mirë edhe këtë vit. Është një vlerësim për të gjithë.

Po Korrea, duket se është rikthyer apo jo?

Është shumë mirë. Për mua është rikthyer lojtari që të gjithë njohim. Ka shumë konkurrencë në këtë skuadër. Taremi dhe Arnautoviç meritonin të luanin, por vendosa ta lë Lautaron në fushë për të gjetur golin. Korrea duhet të vazhdojë kështu.

Keni një koment për fjalët e Kontes se Interi ka 2 ose 3 skuadra?

Unë kam 25 lojtarë me të cilët jam dashuruar dhe ata kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe. Nuk merrem me të tjerët, sepse kemi rrugëtimin tonë. Por sigurisht që Konte në ka dispozicion kohën me të cilën i përgatit ndeshjet. Është gjithmonë e lehtë të kesh ditë më shumë.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"