“Lautaro i sfilitur”, Kasano: Nëse Çalha nuk shënonte, Napoli fitonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2024 | 22:56

“Lautaro i sfilitur”, Kasano: Nëse Çalha nuk shënonte, Napoli fitonte

Antonio Kasano ka analizuar ndeshjen mes Interit dhe Napolit, por gjithashtu edhe situatën e vështirë të Lautaro Martinezit duke theksuar se është vetë klubi i Interit që e ka keqmenaxhuar sulmuesin argjentinas.

0becdd734dcfde9a0688818b7e5e069b-44564-oooz0000

“Mendoj se Interi nuk do ta kishte rihapur dot ndeshjen nëse Çalhanoglu nuk shënonte atë gol nga 40 metra. Le ta lëmë gabimin e Meretit, por tentativa e turkut ishte për t’u vlerësuar. Ai është shndërruar në një lider për klubin. Edhe penalltinë e goditi shumë mirë, por thjesht shkoi në shtyllë. Herët a vonë pas 19 tentativave sigurisht që do ta gabonte edhe ai një 11-metërsh. Si fillim dua të them që ajo penallti nuk ishte. Kontakti është shumë i lehtë”, tha Kasano. Një pjesë të rëndësishme të diskutimit të tij e ndali tek sulmi dhe mbi të gjitha te Lautaro.

“Lautaro nuk është në formë. E shoh të sfilitur dhe pa energji në këmbët e tij. Është një lojtar që jep gjithçka në fushën e lojës, sulmon çdo top dhe bëhet pikë referimi për të tjerët. Por nuk mundej Lautaro që të luante aq shpejt pas Kupës së Amerikës. Unë po të isha trajner do t’i thosha: Lauti, qëndro me pushime dhe mos u kthe deri në mes të shtatorit.

Nuk duhet të vinte për fillimin e kampionatit. Sapo përfundoi Serinë A shkoi me Argjentinën dhe luajti si protagonist aty. E dimë të gjithë çfarë futbolli bëhet atje. Kur do të rikuperohet fizikisht dhe psikologjikisht ai? Unë e kuptoj edhe Inzagin që nuk ka alternativa sepse pa Lautarin ekipi nuk funksionon. Tani problemi është që edhe Turam ka nisur të ketë luhatje”, përfundoi Kasano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"