“Lautaro do të rinovojë”, Marota: Juvja do të ishte favorite për titull, edhe po të fitonim ne
Xhuzepe Marota nuk përjashton asnjë rival nga gara për titull, edhe pse sërish ia ka lënë topin Alegrit dhe Juves duke i konsideruar si favoritët për titullin.
I peshoi kjo ndeshje Interit?
Ne duhet të përballemi me çdo kundërshtar, veçanërisht me këtë që është i dyti në renditje dhe duhet t’u japim vazhdimësi paraqitjeve të mira. Jemi në një fazë të ndërmjetme, duam të bëjmë mirë. Fjalët e Alegrit janë pjesë e komunikimit, le t’ia kalojmë njëri-tjetrit rolin e favoritit. Këtë vit synojmë të marrim një rezultat prestigjioz, sinonim i ambicies, por jo i arrogancës. Ne aspirojmë rezultate prestigjioze në fushë.
Juventusi favorit edhe nëse do të fitonte Interi?
Absolutisht po, edhe pse ekziston rrjeti i skuadrave të tjera: “Napoli po ngjitet, pastaj janë Roma dhe Milani. Është rrjeti i zakonshëm i 6- 7 motrave”.
Ku është i fortë Interi? Çfarë ju bën krenar për punën tuaj?
Jam krenar që vazhdoj rrugëtimin tim këtu, në një proces rritjeje që përfshin komponentët brenda dhe jashtë fushës. Si menaxhim shohim një grup që ndërgjegjësohet ditë pas dite, kjo shpërblen punën e të gjithëve. Ne kemi profesionistë shumë të vlefshëm, që i përgjigjen kërkesave të një trajneri të ri si Simone Inzagi dhe që po arrin rezultate të rëndësishme. Fjalët e agjentit të Lautaros kanë sjellë optimizëm te tifozët. Këto fjalë janë të rëndësishme. Kur një lojtar shpreh preferencën e tij në këtë mënyrë dhe klubi ka të njëjtat ambicie si ai, besoj se nuk do të ketë probleme për zgjatjen e kontratës. Po negociojmë me qetësi, nuk ka asnjë presion nga ndonjë faktor.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"