“Lashë gruan në krevat dhe po shikoja videot e Simonit”, trajneri gjerman i thur elozhe talentit shqiptar: Kishte cilësi që nuk stërviteshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 23:15

“Lashë gruan në krevat dhe po shikoja videot e Simonit”, trajneri gjerman i thur elozhe talentit shqiptar: Kishte cilësi që nuk stërviteshin

Vetëm 18-vjeç, portieri shqiptar, Simon Simoni bëri hapin e madh në karrierë në merkaton e janarit, teksa u transferua te klubi i Ajtrankt Frankfurt.

Screenshot_20-780x439

Në lidhje me këtë transferim të talentit lezhjan, foli edhe trajneri i potierve, Jan Zimerman, që duket se ishte ai që dha “OK”-in për të afruar xhevahirin shqiptar. Në një prononcim të dhënë për median gjermane “VRM”, Zimerman, tregoi si erdhi ky transferim, teksa ka zbuluar edhe disa detaje interesante:

“Për fatin tonë të mirë ne kemi mundësinë e sakutimit me video. Për ne si trajner të portierëve është shumë e vështirë. Kur gruaja është në shtrat natën, futemi të shohim video të lojtarëve edhe nga këto kampionate të panjohura. Aty pashë që Simoni kishte luajtur në Shqipëri dhe se kishte disa cilësi që nuk stërviteshin. Guxim në dalje dhe shumë dinamizëm, këto janë gjëra të vështira për t’u mësuar”, u shpreh  Zimerman.

Ai gjithashtu dha një koment edhe për portierin tjetër të Ajntrakt Frankurtit, djaloshin me origjinë shqiptare, Diant Ramaj, i cili numëron 2 paraqitje në Bundesligë me skuadrën gjermane dhe momentalisht është portiere i dytë.

“Kevin Trap, është 32-vjeç, me kalimin e viteve jam i sigurt që do të vijë edhe shpërblimi për Diantin. Sigurisht që më e mira është që ai momentalisht të gjejë një skuadër ku e ka të garuantuar aktivizimin, në mënyrë që të rritet”, përfundoi Zimerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"