Largimi i trajnerit Roberto Bordin, drejtori Guranjaku zbulon prapaskenat: Dyshova diçka sepse…
Drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku, zbuloi të vërtetën në lidhje me largimin e trajnerit Roberto Bordin. Ai konfirmoi se tekniku italian kërkoi dorëheqjen pas ndeshjes me Bylisin, teksa shpjegoi largimin e tij.
“Ai na dërgoi mesazh në darkë pas ndeshjes me Bylisin dhe kërkoi takim të nesërmen në mëngjes, në orën 8 e gjysëm. Unë që kur kërkoi këtë takim, dyshova diçka, sepse nuk e kishte bërë herët e tjera. Kishim folur për ndeshjen, por gjithmonë pas stërvitjes.
U takuam dhe kërkoi dorëheqjen. U largua me dëshirën e tij, pa ia kërkuar klubi largimin. Nuk mund të largohen dot trajnerët sot, sidomos një i huaj, që je i përjashtuar dhe ai ikën. Nuk është ashtu sepse ai ka një kontratë të rregullt me klubin dhe ta merr deri në fund atë kontratë”, u shpreh Elton Guranjaku për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"