Largimet lënë mbrojtjen pa “krahë”, Partizani punon në tregun e huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2024 | 20:30

Largimet lënë mbrojtjen pa “krahë”, Partizani punon në tregun e huaj

Partizani e ka nisur merkaton me shitjet e dy lojtarëve kryesorë të ekipit, Andi Hadroj dhe Arinaldo Rrapaj. Për pukjanin ka marrëveshje totale me Polisia Zhytomir për 150 mijë euro dhe 40% të kartonit, teksa vlonjati është shitur te Kolos Kovalivka po në Ukrainë për 600 mijë euro, plus 20% të kartonit.

partizani

Me një pjesë të parave që do të fitojnë nga shitja e kësaj dysheje, të kuqtë pritet të hyjnë në merkato për të përforcuar skuadrën. Aktualisht pika më nevralgjike duken krahët e mbrojtjes, ku është dashur të “arnohet” me lojtarë jashtë rolit.

Largimi i Hadrojt lë boshllëk akoma më të madh dhe kanë nisur që tani kërkimet për një mbrojtës të djathtë. Nisur nga opsionet minimale të tregut vendës, kërkimet janë zhvendosur jashtë vendit dhe në javët në vijim pritet që të ketë edhe emra konkretë që klubi do të kërkojë t’i afrojë.

Edhe në mesfushë priten lëvizje, por pritshmëritë për të sjellë një lojtar të ngjashëm me cilësitë e Rrapajt janë të pakta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"