Lamtumira si një legjendë e futbollistit shqiptar, Dinamo Zagreb merr vendimin unik në historinë e klubit
Arijan Ademi i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Dinamo Zagreb pas 13 vitesh, pasi do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin kinez të futbollit. Mesfushori i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit për shumë vite te klubi kroat, ka nënshkruar me Beijing Gouan dhe do të vazhdojë karrierën e tij atje.
Pas nderimit nga tifozët e Dinamo Zagreb në stadium, ka ardhur edhe nderimi i veçantë nga klubi, i cili ka thyer traditën dhe për herë të parë në histori do të tërheqë numrin e një fanelle në nderim të mesfushorit i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkomëbtare.
“Arijan Ademi, simboli, modeli, kapiteni dhe lideri, u largua nga GNK Dinamo pas gati 13 vitesh me fanellën blu. Ditët e kaluara janë shkruar me qindra komunikata dhe mesazhe tifozësh me rastin e lamtumirës së kapitenit dhe vetë klubi e ka falënderuar emocionalisht Ademin për gjithçka që ka dhënë për fanellën blu.
Kapiteni ynë e meritoi, para së gjithash, me paraqitjet, golat, asistimet, trofetë dhe më e rëndësishmja – me sjelljen e tij. Vitet që kaloi në klub do të jenë gjithmonë një frymëzim i pashtershëm për të gjithë lojtarët e Dinamos. Është e pamundur të shprehim plotësisht respektin dhe mirënjohjen që ndjejmë për kapitenin tonë.
Jemi të vetëdijshëm që në futboll është shumë mosmirënjohëse të tërhiqesh një numër. Duke parë historinë e Dinamos dhe cilat legjenda luajtën për klubin tonë dhe lanë gjurmë të mëdha, GNK Dinamo vendosi të mos tërhiqej asnjë numër të vetëm për respekt për të gjithë të mëdhenjve që luajtën për klubin tonë.
Mirëpo, në të njëjtën kohë, klubi ka marrë vendim që numri pesë të tërhiqet nga përdorimi në skuadrën blu derisa Arijan Ademi të vendosë të mos luajë më aktivisht në futboll, pra deri në përfundimin e karrierës së tij. Deri në atë moment, numri 5 i Dinamos do të jetë ekskluzivisht i rezervuar për të”, shpjegoi Dinamo Zagreb në komunikatën për tifozët duke i shpjeguar vendimin unik në historinë e këtij klubi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"