Klubi i Kategorisë së Parë në krizë, kapiteni njofton largimin në mesin e sezonit: Nga sot nuk jam më pjesë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 23:37

Klubi i Kategorisë së Parë në krizë, kapiteni njofton largimin në mesin e sezonit: Nga sot nuk jam më pjesë…

Besa e Kavajës po kalon një moment të vështirë këtë sezon në Kategorinë e Parë, teksa në 13 javë kanë mundur të sigurojnë vetëm 10 pikë, duke u renditur në vendin e tretë nga fundit.

sulovari

Si të mos mjaftonte kjo krizë, verdhezinjtë e trajnerit Pashja kanë humbur edhe kapitenin, Henri Sulovari, i cili nëpërmjet një statusi të fundit, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Besës, por pa dhënë arsye për këtë vendim.  

POSTIMI I HENRI SULOVARIT:  

Nga sot nuk jam më pjesë e FC Besa. Falënderoj klubin për besimin që më ka dhënë, falënderoj tifozët që më kanë mbështetur, falënderoj çunat dhe çdo njeri me të cilin kam punuar. I uroj suksese të mëtejshme. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"