LAJMI I FUNDIT/ E PABESUESHME! Real Madrid zyrtarizon ofertën 150 milionë euro, Perez merr përgjigjen e menjëhershme
Real Madrid i ka ofruar Atletikos plot 150 milionë euro, për të transferuar Hulian Alvarez. Rivalët e La Liga refuzuan menjëherë, duke kujtuar klauzolën prej 500 milionë eurosh. E pabesueshme për Atletikon, që po flitet pikërisht për këto shifra.

NJOFTIMI I REAL MADRID:
“Real Madrid njofton se, pas mbledhjes së Bordit Drejtues të zhvilluar sot, i ka paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh Atletiko Madridit për të transferuar Hulian Alvarez.
Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të saj, Atletiko Madrid ka falenderuar për ofertën e bërë, e cila është paraqitur në kuadër të marrëdhënieve të mira që ekzistojnë mes të dy klubeve, por e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit”.
PANORAMASPORT.AL













