Lajme të këqija nga Turqia! Rei Manaj dëmtohet dhe rrezikon të qëndrojë shumë kohë larg fushave të lojës
Rei Manaj nuk ka mundur t’i gëzohet siç duhet golit të tij të parë në këtë sezon në kampionatin turk me fanellën e Sivaspor. Pak minuta pasi ai shënoi përballë Giaziantep në duelin e sotëm në kampionat, sulmuesi shqiptar la fushën e lojës për dëmtim.
Manaj bëri me shenjë nga stoli se kërkonte zëvendësim pasi ndjente dhimbje në pjesën e mbrapme të kofshës së djathtë. Kështu ai la fushën e lojës para fundit të pjesës së parë dhe iu nënshtrua menjëherë analizave të hollësishme nga stafi mjekësor.
Sipas “BeIN Sport”, Manaj ka pësuar një këputje në muskujt e mbrapme të kofshës. Nëse konfirmohet ky lajm, kjo do të nënkuptonte një periudhë e gjatë pushimi për futbollistin, që do ta linte atë larg fushave të lojës për disa javë si për Sivaspor, ashtu edhe për Kombëtaren kuqezi për ndeshjet e tetorit, pasi rikuperimi deri atëherë do të jetë i pamundur.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"