Lajm i bujshëm nga Uimbëlldoni, Rafael Nadal tërhiqet në gjysmëfinale: Nuk mundem të vazhdoj kështu
Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Britania e Madhe, aty ku po mbahet turneu i Uimbëlldonit. Rafa Nadal tërhiqet nga gara, ku kishte arritur deri në gjysmëfinale.
Në këtë raund ai do të përballej me Nik Kirgios, por për shkak të një dëmtimi që ka pasur prej javësh, dërgon automatikisht tenistin australian në finalen e madhe.
“Duhet të tërhiqem nga Uimbëlldoni, dje përjetova një dhimbje të madhe dhe e kuptova që diçka nuk shkon. E kam menduar gjatë gjithë ditës dhe mendoj se nuk ka kuptim që unë të përpiqem të luaj. Më vjen vërtet shumë keq. Ky vendim vjen pas dhimbjeve që kam. Nëse futem në fushë gjërat do të bëhen më keq. Nuk mund të rrezikoj të qëndrojë jashtë për muaj të tërë vetëm që të luaj një ndeshje”, ishin fjalët e Nadal.
Me tërheqjen e Nadal, Kirgios do të presë në finale fituesin e çiftit Xhokoviç-Norri.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"