Laçi me “silenciator”, kurbinasit në pritje të përforcimeve të radhës
Kurbinasit po e vazhdojnë stërvitjen në aneksin e stadiumit të Laçit, ndërkohë që nga ekipi ka pasur lëvizje në hyrje dhe në dalje. Laçi ka bërë disa afrime, i fundit mesfushori Kleandro Lleshi, por priten edhe lojtarë të tjerë për të plotësuar grupin që do të ketë në dispozicion trajneri Cungu.
Deri tani Laçi ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Korabin e Kategorisë së Parë, ku fitoi me rezultatin 4-0. Për javën e ardhshme është siguruar edhe testi i dytë, që do të luhet në Durrës me Teutën ditën e mërkurë.
Deri atëherë ndoshta me kurbinasit do të jetë bashkuar edhe ndonjë lojtar dhe duke luajtur përballë një kundërshtari nga Superiorja, drejtuesit e ekipit do të ketë mundësinë të kuptojnë më mirë se në çfarë niveli është skuadra aktualisht, pak javë para nisjes së kampionatit të ri.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"