Kvara vlen sa gjithë Kombëtarja shqiptare në treg, mbrojtja pika e fortë e kuqezinjve. Mësoni formacionin më të shtrenjtë mes dy skuadrave
Të gjithë sytë e tifozëve shqiptarë janë sot te ndeshja Gjeorgji – Shqipëri, që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve. Një transfertë mjaft e vështirë ku kundërshtari ka bërë mirë.
Kombëtarja e Shqipërisë udhëton me një skuadër që vlen 80 milionë euro në treg. Në anën tjetër vlen për t’u theksuar se vetëm lojtari i Gjeorgjisë, Kvaratskhelia, ka të njëjtën vlerë.
Nëse ndërtohen formacioni më i shtrenjtë mes dy skuadrave, Shqipëria ka 5 përfaqësues dhe Gjeorgjia 6. Formacioni më i shtrenjtë kap vlerën e 190.5 milionë euro me lojtarët që mund të luajnë sot.
Kuqezinjtë dominojnë në repartin difensiv, teksa Gjeorgjia në atë ofensiv. Përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë formacion janë Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Asllani dhe Ramadani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"