KUPA E SHQIPËRISË/ Skënderbeu dhe Dinamo kualifikohen pa probleme, fati i Bylisit u vendos nga penalltitë
Kupa e Shqipërisë ka luajtur ndeshjet e turit të tretë ditën e sotme, ku në fushë zbritën 16 skuadra.
Skënderbeu mundi 4-0 Turbinën, ndërsa Dinamo u mjaftua me dy gola në Arbanë kundër Orikut për të avancuar më tej.
Elbasani mundi me jo pak vuajtje Kastriotin në Fushë-Krujë me rezultatin 2-3, ndërsa Flamurtari triumfoi në shtëpi përballë Burrelit 2-0.
Tomori u eliminua në shtëpi nga Lushnja me rezultatin 3-0, ndërsa Apolonia kaloi më tek duke mposhtur Luzin 2-1.
Korabi arriti të kualifikohet me penallti duke shënuar 5 gola të realizuar nga Tanushi, Xhafa, Buci, Paplekaj dhe Lala. Ndërsa për Besën realizuan Balla, Spahiu, Dhjari dhe Pengu. Edhe Bylisi mposhti Vorën me penallti duke u treguar më të saktë nga 11-metra. Për Bylisin shënuan Xheferson, Trumci dhe Abazaj ndërsa për Vorën, Sefa dhe Thana.
REZULTATET
BYLISI-VORA 2-2
Ruçi 62′, Kibe 68′ / Qardaku (P) 51′, Vrapi 89′
KORABI-BESA 2-2
Boçka 18′, Geci 28′ / Deliu (P) 37′, Balla 72′
KASTRIOTI-AF ELBASANI 2-3 (në Fushë-Krujë)
Çela (P) 36′, Marinaj (P) 56′ / Klement 23′, 53′, Hoshaj 33′
SKËNDERBEU-TURBINA 4-0
Juri (P) 8′, 26′, Muharem 24′, Moses 44′
DINAMO CITY-ORIKU 2-0 (në Arbanë)
Gudiabi 15′, Andoni 53′
FLAMURTARI-BURRELI 2-0
Zogaj 6′, Mrdja 24′
TOMORI-LUSHNJA 0-3
Ismailaj (P) 9′, Ajinde 85′, Tabaku 90+1′
APOLONIA-LUZI 2008 2-1
Kalise Dor 4′, 9′ / Pjetri 43′
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"