Kundërshtar i fortë në miqësoren e radhës, Elbasani luan të shtunën ndaj…
Elbasani do të luajë miqësoren e radhës në kuadër të fazës përgatitore në Greqi, teksa kundërshtari është një emër me peshë në futbollin qipriot, Anorthosis Famagusta FC.

Ndeshja do të zhvillohet ditën e shtunë, më 26 korrik, në orën 18:30, në fushën sportive Pantelidis Sports Center në Ptolemaida. Ky test pritet të shërbejë si një provë serioze për verdheblutë, duke pasur parasysh nivelin dhe eksperiencën ndërkombëtare të Anorthosisit.
Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Ivan Gvozdenoviç, kjo do të jetë një tjetër mundësi për të testuar harmoninë e grupit dhe për të matur ecurinë fizike e taktike pas disa ditësh intensive stërvitje. Pritet që të gjithë lojtarët të kenë minuta në këmbë, ndërsa fokusi mbetet tek integrimi i afrimeve të reja dhe rritja graduale e nivelit të lojës përpara startit të sezonit në Superiore.
PANORAMASPORT.AL













