“Kukësi, me një këmbë në Kategorinë e Parë”, Ibraimi kritikon lojtarët e Superiores: Sa më shumë duan transferimin, aq më të dobët bëhen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 21:32

“Kukësi, me një këmbë në Kategorinë e Parë”, Ibraimi kritikon lojtarët e Superiores: Sa më shumë duan transferimin, aq më të dobët bëhen

Agim Ibraimi, ish-futbollisti i Kukësit, ka qenë sot i pranishëm në stadium në ndeshjen që verilindorët luajtën kundër Partizanit, dhe pas humbjes 3-0, ai u shfaq i bindur se tashmë verilindorët po shkojnë drejt rënies nga kategoria.

WhatsApp Image 2024-03-01 at 19.28.38

Pas ndeshjes, ai komentoi edhe merkaton e klubeve shqiptare, duke i dhënë këshillë lojtarëve që të fokusohen te fusha dhe jo merkato.

“Duke parë edhe tabelën, normalisht edhe pse kam qenë pjesë e Kukësit, nuk ndjehem mirë se nuk kam qejf që skuadrat ku kam qenë të jenë aq poshtë. Por ky është futbolli dhe të pajtohemi me faktin se Kukësi mendoj se është me një këmbë në Kategorinë e Parë.

Partizani? Ishte konkret, më kërkues gjatë të gjithë situatave, kishte koncept të lojës dhe dinte çka donte dhe dominoi lojën në pjesën e dytë. Mendoj se dukshëm ishte skuadër më e mirë, ekip më i mirë ndaj edhe rezultati ishte ai që ishte.

Dinamo apo Tirana në “Final Four”? Duke parë tani pikërisht lojtarët, me cilësi më shumë ka Tirana, edhe pse Dinamo kohët e fundit ka bërë ngritje se i kam parë ndeshjet, ka lojë të mirë e agresive gjatë gjithë situatave. Por cilësitë e lojtarëve që ka Tirana mendoj se ajo është më afër saj.

Ka shumë lojtarë të cilët janë mjaft cilësorë dhe mund të luajnë në kampionate më të mirë se ai i Shqipërisë. Këtë e ka dëshmuar edhe Ernest Muçi me lojërat e mira që ka bërë te Legia. Kemi Carën që është mjaft kualitativ, në sytë e të gjithëve por këtu klubet i vendosin çështjet e futbollistëve. Por ka edhe një probleme tjetër këtu, që sa më shumë lojtarët duan të bëjnë transferime, aq më të dobët bëhen në fushën e lojës. Ndaj nuk duhet të jetë fokusi te kjo, por të kenë fokusin te fusha e lojës.

Mos harrojmë që ka pasur një ofertë për Kristian Mba para pak kohësh, nuk ishte oferta mjaft tërheqëse për klubin. Por ka lojtarë mjaft cilësorë, jo vetëm të Partizanit, por edhe te Tirana, Vllaznia e të tjera.

Mua më pëlqen Rrapaj, Cara, ndoshta edh prej moshës Taipi është mjaft cilësor e kualitativ. Por futbollistët e rinj janë ata që kërkohen më shumë gjatë kësaj periudhe”, tha Ibraimi për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"