Kukësi di si merret rezultati në transfertë, por në Vlorë e pret një “provë zjarri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 15:00

Kukësi di si merret rezultati në transfertë, por në Vlorë e pret një “provë zjarri”

Kukësi vijon përgatitjet për sfidën e radhës, atë me Flamurtarin në transfertë. Edhe pse në letër janë inferiorë, verilindorët nuk janë aspak favoritë ndaj vlonjatëve, por do të futen në fushë për të bërë ndeshjen e tyre dhe të shohin se çfarë mund të marrin nga ky 90-minutësh.

kukesi

Është fakt se verilindorët me ekipet pretendente hasin shumë vështirësi për shkak të cilësisë, gjë që e ka pranuar vazhdimisht edhe trajneri Emiljano Çela. Gjithnjë ka një herë të parë për të bërë surprizën dhe në Kukës shpresojnë që të ndodhë këtë javë, për më tepër që vijnë pa asnjë presion mbi supe. Besimi për të mos dalë pa pikë nga transfera e radhës është shtuar së fundmi edhe nga rezultatet që ka marrë Kukësi në përballjet e fundit në transefrtë.

Mjafton të thuhet se para ndeshjes me Flamurtarin vijnë pas plot tre rezultatesh pozitive radhazi jashtë fushe, mes të cilave një barazim me Burrelin dhe dy fitore me Erzenin dhe Apoloninë së fundmi. Pra, plot shtatë pikë nga nëntë të mundshme në tri ndeshjet e fundit jashtë, çka tregon se Kukësit nuk i mungon asgjë për të dalë me një rezultat të kënaqshëm. Verilindorët i janë larguar vendeve të fundit dhe janë të tetit në klasifikim me 16 pikë, pas 14-të javësh të luajtura.

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"