Kualifikueset e Botërorit 2026-të/ Brazili zgjohet nga gjumi, Mesit i prishet rikthimi me Argjentinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2024 | 10:53

Kualifikueset e Botërorit 2026-të/ Brazili zgjohet nga gjumi, Mesit i prishet rikthimi me Argjentinën

Më në fund ka reaguar Brazili dhe është zgjuar për të mos humbur trenin e Botërorit të vitit 2026.ytru“Seleçao” ka marrë vendin e katërt të klasifikimit duke fituar 2-1 ndaj një Kili në krizë që është i parafundit me vetëm 5 pikë. Pas avantazhit fillestar të Edu Vargas erdhi përmbysja e Brazilit me Igor Zhezus dhe Luiz Henriken. Ndërkohë që në ndeshjet e tjera, Rondon ka ndalur Argjentinën në barazim 1-1 me Venezuelën në rikthimin e Mesit. “Albiçelstet” janë në vendin e parë +3 nga Kolumbia që ka humbur kundër Bolivisë 1-0.

BRAZILI- Pesë herë kampionët e botës shmangin telashet dhe e bëjnë me 2 lojtarët e kampionatit brazilian dhe të Kupës Libertadores. Igor Zhezus dhe Luiz Henrike, dy talentet e Atletikos së Mineiros firmosën fitoren 2-1 ndaj Kilit. Endrik dhe Martineli e nisën nga pankina, ndërsa Rodrigo, Savio dhe Rafinja pas shpinës së Zhezusit që luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në kombëtare. Por nisja e ndeshjes ishte shokuese me goditjen me kokë të Edu Vargasit për avantazhin e Kilit pas 2 minutash lojë. Brazili dominon në qarkullimin e topit, por mbrojtja e udhëhequr nga Maripan duron deri në fundin e pjesës së parë. Krosimi i Savinjos gjen mirë Igor Zhezusin dhe Brazili barazon. Nga kjo situatë kërkojnë dhe shtyjnë gjithnjë e më shumë për të marrë avantazhin. Minutat kalojnë dhe gjithçka duket sikur do të shkonte drejt barazimit por në minutën e 89-të shënon Luiz Henrike me një të majtë fantastike. Tri pikë të arta për Brazilin që ngjitet në vendin e katërt të klasifikimit në kuotën e 13 pikëve. Katastrofë për Kilin, që është i parafundit me 3 pikë. Epoka “Gareka” duket se po përfundon. Kjo ishte humbja e katërt radhazi për “Rohan” dhe Botërori duket një mirazh.

ARGJENTINA- Kishte pritshmëri të mëdha për rikthimin e Lionel Mesit, titullar për herë të parë pas dëmtimit në Kupën e Amerikës, por është Salomon Rondon që prish “festën”. Argjentina që ishte nisur me shumë vonesë nga Majemi për shkak të uraganit Milton, barazoi 1-1 në “Monumental di Maturin”. Ishte një fushë në kushte kritike dhe në limitet e rregullores me topin që bëhej i vështirë për t’u kontrolluar. Lautaro e nis nga pankina, ndërkohë që Almada luan pas shpinës së Mesit dhe Hulian Alvarezit, ndërsa Ruli është ai që zëvendësoi Martinezin. Mjaftojnë vetëm 13 minuta që Argjentina të shënojë. Ish-lojtari i Udinezes, Romo ndal topin në një farë mënyrë dhe Otamendi vjen për ta shtyrë në rrjetë. Por Venezuela kundërpërgjigjet menjëherë me Rondon që kishte 4 mundësi në pjesën e parë për të barazuar. Dueli vazhdon edhe në pjesën e dytë dhe pavarësisht qasjes më mbrojtëse të Argjentinës, Rondon ia del që të shënojë golin e barazimit. Mesi shpërdoron një rast për avantazhin, ndërsa Lautaro aktivizohet 5 minuta nga fundi. Argjentina vazhdon të lërë pikë edhe pas humbjes me Kolumbinë, megjithatë janë të parët +3 nga “Cafeteros”.TET]GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"