Kualifikimi në fazën e 1/8-ave të Champions-it, ja sa pikë u duhen zikaltërve të Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 20:08

Kualifikimi në fazën e 1/8-ave të Champions-it, ja sa pikë u duhen zikaltërve të Interit

Humbja e papritur në fundin e ndeshjes kundër Leverkusenit ka hedhur poshtë siguritë që kishte Interi për kualifikimin mes 8 ekipeve më të mira të Europës. Tani tifozët pyesin veten se sa pikë duhen në 2 ndeshjet e mbetura për të siguruar prezencën në këtë zonë.

inter

Për momentin Interi ka 13 pikë, po aq sa Arsenali, Leverkuseni, Aston Vila, Bresti dhe Lila, por vetëm një më shumë sesa Dortmundi, Bajerni, Atl. Madridi dhe Milani. Zikaltrit do të luajnë kundër Spartës së Pragës dhe Monakos, kështu që me 4 pikë do të jenë thuajse të sigurt dhe në bazë të llogarive 96% e kanë biletën të prerë për më tej.

Në rast të një humbjeje dhe një fitoreje shpresat zbehen më shumë duke shkuar në 55%, por që nuk ofron siguri për kampionët e Italisë. Në rast të dy fitoreve gjithçka do të ishte e sigurt dhe Inzagi këtë do të tentojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"