Kualifikimi në Europian dhe dueli me Shqipërinë, Spanja merr vendimin për trajnerin De La Fuente
Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar se trajneri Luis de la Fuente ka zgjatur kontratën që do e mbaj të lidhur me “furinë e kuq” deri në Botërorin e vitit 2026, i cili do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Trajneri 62-vjeçari u promovua nga kombëtarja e moshave U-23 pasi Luis Enrike u “dëbua” pas “Katar 2022”. Me De La Fuenten, iberikasit arritën të ngrejnë trofeun Liga e Kombeve.
Nëse i referohemi statistikave, ato janë vërtetë mbreslënëse dhe e kuptojnë Spanjën mes favoritëve në “Euro 2024”, 2.73 pikë për ndeshje, thuajse perfekt. Përfaqësuesja e Shqipërisë do ketë prestigjin të dueloj me Spanjën në Kampionatin Evropianë, teksa janë shortuar të dyja në grupin B, ku ndodhen edhe Italia me Kroacinë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"