Kthjellime dhe alternime vranësirash, ja parashikimi i motit për sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2026 | 8:48

Kthjellime dhe alternime vranësirash, ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

moti

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 1-2 ballë.