“Krymit nuk i pëlqen të luajë në mbrojtje”, Brdariç analizon Vllazninë: Punojmë që të mos lëshojmë më pikë në mënyrë budallaqe
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka pranuar para mediave pas ndeshjes me Elbasani, se ishte i lumtur me mënyrën se si kishe reaguar ekipi me shumë improvizime në formacion.
“Një falënderim i madh për lojtarët, se kemi vuajtur në dy ndeshjet e fundit. Ky nuk ishte plani ynë për të lëshuar pikë në mënyrë budallaqe si në ndeshjet e fundit, ndaj si staf e ekip, duhet të jemi në balancë, të jemi të sinqertë, të punojmë që të kthehemi. Ndaj jam i lumtur për të gjithë që kthyen rezultatin.
Unë mundohem të fitoj çdo ndeshje, mundohem të gjej zgjidhjet. Duhet të marrim masa më të mira në krahasim me humbjet në Ballsh dhe ndaj Dinamos, të kuptojmë sa më shpejt situatën. Duhet të jemi pozitivë gjatë gjithë kohës se jemi ekip i fortë, për të treguar në performancë të mirë si sot.
Para ndeshjes kishim plan që të tregonim një ekuilibër mes sulmit dhe mbrojtjes, të tregonim forcën tonë dhe të ishim të zgjuar. Të mos hapnim qendrën si ndaj Dinamos. Ndaj Dinamos nuk ishte çdo gjë keq, e kam parë ndeshjen si trajner. Por të shohim para, me tre pikët ne kemi një motivim të mirë.
Duhet të jemi sa më të duruar, sidomos me të rinjtë, nuk duam të vendosim shumë presion, si te Dodaj, nuk është e mundur të jenë çdo ndeshje 100%. Por çdo lojtar kur është gati, do të marrë minutat e tij. Më vjen keq për Spahijan, që nuk u aktivizua sot në ndeshje. Por kemi edhe dy ndeshje të tjera. Kryesorja është që Delaj, Dodaj, Çoba, Bekimi, Mala në të djathtën, e majta, apo edhe Sala ne qendër me Deliun shtynë përpara, ia dolëm që të përmbysim rezultatin.
Kishim qarkullim të mirë të topit dhe duhet të kuptoni që kemi lojtarë që mund të bëjnë dhe të marrim maksimumin nga ata. Me lojtarë me më pak eksperiencë, të jesh në këtë situatë dhe me mungesa, duhet të tregosh mentalitet e lojë me zemër. Kjo lojë na jep shtysë në të ardhmen ndaj jam shumë i lumtur.
Të flasim për Laçin në ditët në vijim, jam këtu për të analizuar ndeshjen sot, kam parë një ekip që funksionon. Kemi respekt për çdo kundërshtar. Nuk kemi luajtur kundër një ekipi të dobët, por një ekipi me eksperiencë si Elbasani. Ishim në disavantazh 0-1 dhe të kthehemi kështu tregon karakter.
Krymi në qendër të mbrojtjes? Nuk besoj se ka dëshirë të luajë si qendërmbrojtës. Shpresojmë që Stojanoviç dhe Juriç të kthehen shpejt, na duhen ata në qendër. Por nuk kemi frikë se edhe Sala luajti në qendër sot. Është mirë që kemi zëvendësues për Krymin”, tha Brdariç para mediave pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"