Kryefjala Flamurtari/ Ish-ministri Arben Malaj, këshilla Markut dhe jabanxhinjve në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 15:00

Kryefjala Flamurtari/ Ish-ministri Arben Malaj, këshilla Markut dhe jabanxhinjve në Vlorë

Zhvillimet e fundit te Flamurtari e kanë rritur adrenalinën në Vlorë, gjë e cila ka sjellë edhe reagimin pozitiv të disa figurave të njohura të komunitetit vlonjat. Ish-Ministri i Financave dhe ish-deputeti i Vlorës, Arben Malaj, takon Herald Markun.

arben malaj herald marku

E ndërsa flet për lidhjen e tij me lojtarin, i cili është i fundit që u prezantua te kuqezinjtë,  Malaj u bën thirrje lojtarëve “jabanxhinj”, që të sillen mirë në Vlorë, pasi nëse do të jenë cinikë dhe gënjeshtarë, reagimi i vlonjatëve është i ashpër. “Ekipi i futbollit Flamurtarit do të jetë përherë krenaria jonë. Fatmirësisht, sfidës për t’u kthyer në Kategorinë Superiore iu bashkua edhe fqinji im në Tiranë, Herald Marku. Ai është një lojtar profesionit dhe me shumë shpresa për t’u bërë kontribuues aktiv në çdo sfidë te Flamurtarit. Heraldi vazhdon dhe mban një rekord personal, deri tani nuk ka humbur asnjë penallti. Janë mbi 20 të tilla.

Biseda ime me Heraldin ishte shumë frymëzuese. Kultura dhe pozitiviteti i tij me befasoi. Këshilla ime për Heraldin, por edhe për të huajt që vizitojnë Vlorën është përherë e njëjta: Nëse i respektoni vlonjatët një herë, ata do t’iu respektojnë 100 herë. Vlonjatët do t’iu trajtojnë si familjar të tyre, por në qoftë nuk i respektoni, i gënjeni apo bëni cinizëm me ta, reagimi i vlonjatëve do të jetë i ashpër dhe dispropocional. Suksese Flamurtarit! Mirëseardhje dhe suksese Herald”, përfundon Malaj.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"