Krizë ekzistenciale, Anglia është në kaos trajnerësh. Vetëm 3 teknikë ishullorë drejtojnë klubet e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2024 | 12:41

Krizë ekzistenciale, Anglia është në kaos trajnerësh. Vetëm 3 teknikë ishullorë drejtojnë klubet e Premier Ligës

3 trofetë e fundit të mëdhenj në Angli janë ndarë nga gjashtë ekipe të ndryshme. Mançester Siti fitoi 15 prej tyre, Liverpuli, Arsenali, Çelsi dhe Mançester Junajtid nga katër secili.AmorimLestëri fitoi dy dhe i pari prej tyre ishte një mrekulli. Skuadrat elitare e dinë se nëse duan që të vazhdojnë të fitojnë, atëherë duhet të zgjedhin trajnerët më të mirë. Mançester Junajtid ka joshur Ruben Amorimin nga Sportingu për të zëvendësuar Erik ten Hagun, të cilin e morën nga Ajaksi për të zëvendësuar Ole Gunar Solskjaerin. Portugalia dhe Holanda janë eksportues të mëdhenj në futbollin e sotëm.

Secili nga këto vende ka tre skuadra të mëdha që drejton në Angli. Pasi fitoi titullin me Fejnordin, Arne Slot mund t’ia lejojë vetes refuzimin e një oferte nga Totenhemi dhe ai priti Liverpulin. Futbolli anglez eksporton pak trajnerë në vende të tjera të futbollit, por kurrë nuk ka importuar më shumë. Trembëdhjetë nga 14 klubet më të mira në vend kanë trajnerë të huaj. Amorim pritet të sjellë në “Old Trafford” të paktën pesë trajnerë të tjerë me vete nga Sportingu.

Si mund të rikthehen konkurrues trajnerët anglezë? Për sa kohë ata nuk fitojnë trofe të mëdhenj, do të vazhdojnë që të mos u ofrohen vendet më të mira të punës dhe pa skuadrat më të mira është e pamundur të fitosh trofe të mëdhenj. Dhe kriza u bë më evidente ku Tomas Tuhel u kontaktua nga FA dhe iu dorëzua vendi i trajnerit të kombëtares, duke shkaktuar një krizë ekzistenciale. Sepse nuk kishte një trajner anglez që të krahasohej me rekordin e tij te Borusia e Dortmundit, PSG dhe Çelsi.

“Unë nuk mund të shoh një zgjidhje”, pranoi Hauard Uilkinson. “Ne nuk mund ta shpalosim historinë. Është bërë si epoka e artë e Hollivudit. Ky është krahasimi më i afërt që mund të mendoj. Nëse do të ishit një aktor apo argëtues i mirë, e fundit do të ishte të shkoni në Hollivud ku ata paguanin më shumë para dhe prodhonin filmat më të mirë. Premier Liga paguan më së miri dhe kur hyn në tregun e lirë, atëherë paguan pasojat që lindin prej kësaj”.

Uilkinson është trajneri i fundit anglez që ka fituar titullin e Premier Ligës. Ai e bëri atë me Lidsin në vitin 1992, përpara se të largohej nga “Elland Road” për role të tjera në FA, ku ai udhëhoqi transformimin e sistemit të akademisë dhe hartoi planer për “St George’s Park”. Ai ka qenë një nga mendimtarët e thellë të gjeneratës së tij në futbollin anglez dhe kryetar i Shoqatës së Menaxherëve të Ligës për 33 vjet, derisa u largua këtë vit në moshën 80-vjeçare.

KOSTOT – Marrja e licencës UEFA Pro, që është edhe kualifikimi më i lartë për një trajner, kushton 13,700 £ në Angli dhe është i kufizuar nga UEFA në vetëm 24 licenca në sezon. Licenca A kushton 4000 £, me 120 vende të disponueshme në sezon për këtë kategori. Shpenzimet për t’u bërë një trajner janë shumë më të ulëta në Spanjë, e cila është edhe shkalla më e lartë e matjes së suksesit të këtij viti. Ata fituan “Euro 2024” dhe Reali i Madridit fitoi Ligën e Kampioneve. Një e katërta e ekipeve të Premier Ligës janë nën drejtimin e trajnerëve spanjollë. Kostot janë më të larta në Gjermani, por trajnerët gjermanë që operojnë në nivelin më të lartë nuk mungojnë.

GHFHJFGFG

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"