Postuar: Gusht 4, 2024 | 21:42
Kristian Shpendi në “top” formë, talenti shqiptar e nis sezonin me gol te Çezena
Pas një sezoni të shkuar spektakolar, talenti shqiptar, Kristian Shpendi, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion të ri, duke konfirmuar edhe njëherë formën fantastike që po kalon.
21-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Padovës, i vlefshëm për raundin e 1/64-ve të Kupës së Italisë. Sulmuesi shënoi golin e dytë të sfidës në minutën e 38-të.
Kujtojmë që shqiptari në edicionin e kaluar, u shndërrua në një yll te Çezena, ku arriti të shënonte plot 20 gola në Serinë C, duke dhënë kështu një kontribut të çmuar për ngjitjen e bardhezinjve në Serinë B. Duket se edhe këtë edicion të ri, bomberi shqiptar nuk ka ndërmend të ndalet me golat e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"