Krasniqi: Këtë sezon dua të aktivizohem te Besa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2014 | 9:09

Krasniqi: Këtë sezon dua të aktivizohem te Besa

Blerim KrasniqiKur flitet për talentet e reja të Besës, gjithkujt i shkon mendja te talenti 17-vjeçar, Blerim Krasniqi. Djaloshi kosovar, i lindur në Qerret të Kavajës, ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Besën U-19, edhe pse këtë muaj pritet të mbushë të 18-t. Krasniqi ka qenë golashënuesi më i mirë i Besës e kjo bëri që trajneri Foto Strakosha ta merrte atë në disa takime miqësore. Talenti kavajas vijoi të bindë edhe me U-19 e Shqipërisë, duke shënuar disa gola si ndaj Bullgarisë e Greqisë. Duke parë këtë paraqitje të tij, trajneri Artan Mërgjyshi këmbënguli disa herë që ta kishte pjesë të Besës, por ngjarjet që rrodhën te Besa e penalizuan talentin. “Nëse vjet nuk pata shansin të aktivizohesha me ekipin e parë, besoj se sivjet meritoj të jem aty. Trajneri Mërgjyshi më vlerëson dhe këmbënguli të më merrte që në janar. E quaj fat që do të punoj me një trajner si Mërgjyshi, pasi e kam parë se si punon dhe çfarë përkrahje dhe motivimi u jep të rinjve. Unë shpresoj se do bëj maksimumin që këtë sezon me Besën të hedh atë që quhet hapi i parë në karrierë”.
Feriz Ferizaj