Korabit i duhet kthesa direkte në kampionat, me Valbonën vlen vetëm trepikëshi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2025 | 21:50

Korabit i duhet kthesa direkte në kampionat, me Valbonën vlen vetëm trepikëshi

Korabi i këtij sezoni nuk ka asnjë të përbashkët me atë që jemi parë të dhurojë skuadra dibrane në edicionet e shkuara. Largimet e shumta në mekraton e verës e dobësuan shumë skuadrën e trajnerit Agim Canaj, pasi pas 18 javësh kampionat renditen në zonën “e ftohtë”.

korabi

Korabi mban vendin e dhjetë me 16 pikë, katër më shumë sesa Valbona e vendit të parafundit. Kështu që, duke nisur nga kjo javë, ku të dielën presin në Peshkopi Valbonën, kërkohet që të nisë kthesa e rezultateve për skuadrën dibrane. Për shumë arsye ndaj tropojanëve vlen vetëm trepikëshi. Së pari, nisur nga renditje i bie të jetë një duel mbijetese dhe në rast të tilla fitorja vlen dyfish.

Për t’iu larguar zonës së rrezikut, drejtuesit e klubit kanë kryer katër përforcime në merkaton e dimrit. Pikërisht bëhet fjalë për Patrik Treni, Rihan Zeqiri, Ujkan Muça dhe Ronald Disha, nga të cilët pritet një kontribut i veçantë. Te Korabi luten që luhatjet të kenë marrë fund me humbjen në Vlorë dhe nga e diela ekipi të nisë shitjen e shkallëve në renditje.

Nderim Goci- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"