Korabi-Pogradeci, sot ora 14:00/ Fitorja kusht, por dibranët luajnë pa tifozë. Nikaj: Ndeshje e fortë, nuk kthehemi pa pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2024 | 12:10

Korabi-Pogradeci, sot ora 14:00/ Fitorja kusht, por dibranët luajnë pa tifozë. Nikaj: Ndeshje e fortë, nuk kthehemi pa pikë

Edhe pse Korabi në takimet e shtëpisë konsiderohet si një nga ekipet më të vështira, deri tani ka pësuar tri humbje në Peshkopi, ndaj Vorës, Flamurtarit dhe ajo që djeg më shumë është humbja e fundit ndaj Apolonisë, 0-3.

korabi erzeni

Pas disfatës ekipi i është nënshtruar një analize të hollësishme për të gjetur shkakun se nga erdhi ajo dhe si të rikthehen te fitorja. Edhe këtë radhë dibranët do të luajnë në shtëpi ndaj Pogradecit dhe sikurse shihet kalendari është treguar bujar me ta. Për të qenë sa më të përqendruar te ndeshja, klubi verilindor ka vendosur heshtje për shtyp, por gjithsesi është mësuar se në rast të një dështimi përballë liqenorëve, presidenca e Korabit do të marrë masa. Nga burime jo zyrtare është mësuar se trajneri do të ketë në dispozicion grupin e plotë, madje pritet që nga minuta e parë ai të hedhë në fushë mbrojtësin e përvojës, Skënder Lilaj që është rikuperuar nga dëmtimi disa javor. Ndërkohë, këtë takim Korabi do ta luajë pa praninë e tifozëve sepse është dënuar me 2 ndeshje nga Disiplina. SHKELQIM HASANI

POGRADECI

 Nikaj: Ndeshje e fortë, por nuk kthehemi pa pikë

 Skuadrën pogradecare e pret një ndeshje e fortë sot në orën 14:00. Përveç vështirësive që ka transferta e Peshkopisë, liqenorët do të udhëtojnë drejt verilindjes me pesë mungesa në formacionin bazë. Sipas trajnerit, Samuel Nikaj, mësohet se skuadrës do t’i mungojë për arsye dëmtimi dhe kartonësh: Raza, Kasmollari, Dragoj, Karabatiç dhe Pere. “Pavarësisht mungesave që kemi në skuadër, do të udhëtojmë drejt Peshkopisë me synimin për të mos dalë pa pikë.

SAMUEL NIKAJ

Ajo që duhet pranuar është se ndeshja ndaj dibranëve mbetet përballje me një shkallë të lartë vështirësie. Jam i bindur se futbollistët që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin. Shpresoj të jetë një ndeshje e pëlqyeshme për publikun dhe të fitojë më i miri”, shprehet për gazetën trajneri shkodran i liqenorëve, të cilët i drejton nga edicioni i kaluar, Samuel Nikaj. Ballafaqimet mes këtyre skuadrave mungojnë prej disa vitesh. Nisur nga ecuria jo e mirë e skuadrës dibrane në këto pesë javë (katër humbje dhe një fitore), e bëjnë ndeshjen mjaft luftarake. Liqenorët udhëtojnë në transfertën dibrane pas fitores minimale, 1-0, ndaj debutuesve të ValbonësNDERIM GOCI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"