Korabi e di si fitohet në Vorë, por situata aktuale i jep pak shanse
Korabi po kalon një nga sezonet më të dobëta në Kategorinë e Parë, pasi dibranët na kishin mësuar që të pretendonin çdo edicion për ngjiten në Superiore. Por në këtë sezon skuadra ndodhet në zonën e poshtme të renditjes, madje e ndjen edhe rrezikun për më të keqen.
Të shtunën Korabi luan në transfertën e Vorës dhe po të analizosh përbërjet dhe ecurinë e dy ekipeve i bie që dibranët të kenë pak shanse në këtë takim. Gjithsesi, skuadra dibrane ka treguar në të shkuarën se di të fitojë në Vorë dhe për herë të fundit ia kanë dalë më 31 mars 2024, ku kanë triumfuar në shifrat 3-2. Në këtë takim për Korabin shënuan, Reçi, H.Marku dhe Shehu.
Reçi dhe Shehu janë sërish pjesë e skuadrës dibrane dhe shpresohet që të bëjnë detyrën edhe nesër në Vorë. Edhe statistikat e përballjeve mes dy ekipeve flasin për dibranët, ku në 20 takimet e fundit kanë 9 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje, me golavarazh pozitiv, 30-22. Këto janë shifra që i përkasin të shkuarës, pasi aktualisht Korabi e ka ulur shumë “stekën”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"