Konte: Mendjen te Kaljari, pastaj e ka radhën Juvja
Antonio Konte dhe Napoli, një kombinim që për shumë i shtyn të kaltrit të konkurrojnë për skudeton. Vetë trajneri foli për këtë temë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Kaljarit:“Kam shumë presion me vete. Duke fituar në të kaluarën, ata bëjnë 1+1, 2 dhe presin këtë. Pavarësisht e keni thënë që nga dita e parë kur na mungonte gjysma e skuadrës, nuk e shmang, por e jetoj në paqe, duke e ditur që duhet të punojmë, të rritemi. Presidenti gjithashtu e përsëriti këtë kur fliste për vitin 0, ndoshta nuk është saktësisht viti 0, por ka një rindërtim të thellë. E ka thënë merkato, nëse nënshkruan me 7 lojtarë dhe largohen 12-13, do të thotë se ka një ndryshim të rëndësishëm. E di se çfarë më pret, pritshmëritë për mua, por arma ime e vetme është puna. Ka koha dueli ndaj Juves”, e mbylli Konte.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"