Kompani është i lumtur: Përmirësuam shënjestrën, nuk jemi të varur nga Musiala
Vinsent Kompani u shfaq shumë i kënaqur pas suksesit 5-0 ndaj Hofenhaimit në shtëpi. Kjo është fitorja e dytë e bavarezëve në vitin 2025, duke treguar se janë në formë të shkëlqyer.
Përpos rezultatit, ekipi demonstroi grintë dhe dominim çdo aspekt, ndonëse nuk ishte rivali i denjë për të treguar “muskujt”. “Kundër M’Gladbah ishim superiorë në çdo aspekt, por na mungoi saktësia para porte, ndërsa me Hofenhaimin e rregulluam këtë problem dhe shënuam 5 gola. Dua të përgëzoj ekipin.
Kjo ndeshje vlejti edhe ndaj kritikëve, të cilët kanë thënë se ekipi është i varur nga Musiala. Shënuan lojtarë të ndryshëm dhe me aksione të sakta. I lumtur që gjithçka shkoi sipas planit. Koha të fokusohemi te ndeshja me Volfsburgun të shtunën”, e mbylli Kompani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"