Komentet pas humbjes me Dortmundin/ Kostakurta akuzon mbrojtjen, Di Kanio: Milani, për Ligën e Europës
KMenjëherë pas ndeshjes, Paolo di Kanio foli me tone të ashpra për situatën europiane të Milanit. Ishfantazisti nuk u kursye në terminologji teksa deklaroi: “Jam i bindur që Milani, pavarësisht të gjitha atyre gjërave që i kanë ndodhur deri tani, është një ekip për Ligën e Europës.
Çukvueze dhe të tjerët kanë më shumë përvojë në atë turne sesa në Champions. Ne të gjithë shpresojmë që ekipi i Piolit të mund të përparojë në Ligën e Kampionëve, por shkuarja në Ligën e Europës do ta mbante Milanin në një kompeticion të rëndësishëm. Natyrisht me shpresën që asnjë lojtar tjetër të mos lëndohet”.
Në të njëjtën gjatësi vale edhe Alesandro Kostakurta i kushtoi më shumë vëmendje aspektit difensiv të kuqezinjve. “Mbrojtja nuk e përballoi dot rivalin dhe nga goditjes standarde prej mbrojtësve nuk vjen kurrë asnjë gol. Megjithatë, pësuan tre gola në shtëpi që tregon se kundërshtarët kanë bërë diçka më shumë. Është e qartë se gabimi i Zhirusë ishte shumë i rëndë, por Milani mund të kishte mbajtur më mirë në prapavijë”, deklaroi ish-mbrojtësi i Milanit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"