Klubi i Kategorisë së Dytë nis përgatitjet për sezonin e ri, ja lojtarët e pranishëm në seancën e parë stërvitore
Skuadra juglindore e Maliqit, nisi pasditen e sotme përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Nën drejtimin e administratorit, Erion Beqiri, drejtorit sportiv, Ervis Avdolli dhe trajnerit Egli Malësija, maliqarët zbritën në fushë për t’ia nisur nga puna.
Në seancën e sotme stërvitore, ishin të pranishëm 7 lojtarë nga ata që e mbyllën sezonin me Maliqin, ndërkohë që nuk mungonin as afrimet e reja, kryesisht lojtarë që edicionin e kaluar ishin pjesë e Devollit.
Bardhekuqve iu bashkuan edhe 4 futbollistë të huaj, të cilët janë në periudhë prove. Ajo që ra më së shumti në sy ishte rikthimi i ish-kapitenit Arlind Xaka, i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e Maliqit, por për shkak të disa problematikave me drejtuesit, e ndërpreu bashkëpunimit, teksa tashmë është rikthyer sërish për të dhënë kontributin e tij me maliqarët.
Në ditët në vijim pritet që të tjerë lojtarë të bashkohen me skuadrën e Maliqit për të kompletuar organikën. Juglindorët këtë sezon do të kenë pjesë të stafit edhe një përgatitës atletik nga qyteti i Pogradecit.
Kategoria e Dytë këtë sezon do të startojë më datë 21 shtator dhe do të përfundoj më 6 prill 2025. Ndarja e ekipeve në dy grupe dhe hedhja e shortit do të bëhet në ditët në vijim nga FSHF në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.
LOJTARËT QË E MBYLLËN SEZONIN E KALUAR ME MALIQIN:
Shkëlzen Tako
Devis Lipollari
Kristjan Ymet
Florian Pero
Martin Ferhati
Klesti Blaceri
Flavio Demollari
AFRIMET E REJA NË SKUADËR:
Rudens Muçollari
Dario Kame
Mario Bregu
Albi Bega
Arlind Xaka
Lion Ndoci
Orgito Elmas
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"