Klop rikthehet në Dortmund: Nuk më mungon asgjë për momentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2024 | 12:21

Klop rikthehet në Dortmund: Nuk më mungon asgjë për momentin

Jyrgen Klop këmbëngul se kthimi te Borusia e Dortmundit për një ndeshje lamtumire ishte një ëndërr e realizuar. Gjermani kaloi shtatë vjet në krye të klubit të Bundesligës midis 2008 dhe 2015, duke fituar dy tituj kampion dhe Kupën e Gjermanisë.

asdasdasdasd

Pasi kaloi në Liverpul, ai dotë gëzonte një sukses edhe më të madh, duke shpenzuar nëntë vite të suksesshme në Mersejsajd përpara se të largohej nga posti i trajnerit të “Reds”-ave në fund të sezonit të kaluar. Për herëtë parë që nga largimi i tij nga”Anfield”, Klop u rikthye të shtunën si pjesë e një ndeshje lamtumire për të nderuar dy nga is hlojtarët e tij, Lukas Pizçek dhe Jakub Blazcikovski.

Klop mori drejtimin e skuadrës së Blazcikovskit dhe stërviti disa nga ish-lojtarët e tij gjatë një seance në fillim të kësaj jave. Duke folur pas ndeshjes, Klop shprehu mirënjohjen e tij që mundi të rikthehej në “Signal Iduna Park”.

“Është një ëndërr e përjetshme e realizuar”, tha Klop. “Doja ta kisha përsëri. Vetëm disa muaj më parë, më dhanë një lamtumirë emocionale nëLiverpul. Sot ishte sërish shumë emocionuese. Disa njerëz mund të thonë se ai sot është kështu dhe nesër do të jetë ashtu. Por unë këtë emocion e shpjegoj kështu: kur ke trefëmijë, ti i do të gjithë. Dhe kjo është e njëjta gjë me tre klubet e mia. Unë i dua të gjithë ato”.

Që nga largimi nga “Anfield”, spekulimet kanë vazhduar të rrethojnë të ardhmen e Klopit në futboll. Në fillim të kësaj vere ai tha se nuk ka gjasa që ai të kthehej në stol, por do të konsideronte një punë në futboll pas pushimit të tij. I pyetur se si e ka mbushur kohën e tij të lirë që nga largimi nga drejtimi i Liverpulit, ai upërgjigj: “Unë jam duke punuar, por jo aq sa kam punuar. Nu kpo bëj asgjë, por ndonjëherë po. Nuk më mungon asgjë”!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"