“Kishte prekje topi me dorë te goli i Egnatias”, Shkëmbi pas disfatës së Tiranës: Humbëm inteligjencën
Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, ka theksuar se në humbjen e sotme përballë Egnatias, nuk i kishte pëlqyer mënyra se si ekipi nuk reagoi pas disavantazhit.
“Pjesa e parë ka qenë pozitive deri te momenti i golit, që edhe mund të ndodhë, pavarësisht se m’u duk se kishte prekje me dorë të sulmuesit. Por kjo është për pjesë e specialistëve të arbitrimit. Ajo që nuk më pëlqen është reagimi në pjesën e dytë. Pritja që të reagonin, por në asnjë moment nuk e arritëm dhe në momente të veçanta mund të pësonim edhe golin e dytë.
Unë nuk është se shquhem apo merrem me arbitrat, por në momentin që hyn në dhomën e zhveshjes që bën analizën, stafi me tregon foto e video të sulmuesit që ka prekur topin me dorë dhe e thashë. Rregulloret nuk e di si janë, nuk është justifikim, nuk justifikoj veten dhe lojtarët, me gjithë ato halle që thatë me të drejtë. Kjo është një ndeshje që duhet të reflektojmë shumë unë dhe lojtarët. Në futboll mund të ndodhë që të humbim e reagojmë, por në pjesën e dytë nuk ishte kjo.
Ne kemi ndërruar sistem edhe në ndeshje të tjera dhe skuadra është përgjigjur. Mendoj se ndoshta kemi gabuar diçka në emra unë dhe stafi, në futjen në lojë të lojtarëve. Ajo që mu duk më shumë ishte se humbëm inteligjencën dhe përqendrimin që duhej të vazhdonim deri në minutën e 90 se loja ishte 1-0. M’u duk sikur lojtarët humbën detyrat, përqendrimin, reagimin dhe mendoj se këto ishin problemet kryesore të pjesës së dytë.
Patjetër që e prisja të vështirë, patjetër që e dija që nuk do ishte e thjeshtë dhe e lehtë. Gjatë rrugës dalin gjëra që nuk i ke menduar më parë, nuk ke mundur t’i dalësh situatave përpara,. Mundohem që të merrem me pjesën e fushës, e dija që ishte e vështirë me skuadër të bërë nga zero, me të rinj, që kanë luajtur pak apo aspak në Superiore. Janë fusha që vijnë për herë te parë e luajnë, duhet përqendrim. Hallet e tjera jashtë fushe i dini, nuk dua të justifikohem,. Mënyra e daljes nga situata është stërvitshmëria dhe qetësia, duhet të kthehemi te fitoret dhe rezultatet se unë shoh skuadrën që luan mirë futboll, pavarësisht pjesës së dytë sot, kam besim që skuadra të reagojë.
Goditjet standarte, siç i punon çdo skuadër, e kemi bërë edhe ne, duke parë pikat kryesore të kundërshtarit. Por patjetër që ka të bëjë shumë përqendrimi dhe fati deri diku, por përqendrimi është shumë i rëndësishëm”, tha Shkëmbi për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"