Këshilli Bashkiak miraton shitjen e aksioneve të Lushnjës, hapet gara për pronarin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 16:38

Këshilli Bashkiak miraton shitjen e aksioneve të Lushnjës, hapet gara për pronarin e ri

Ndizet drita jeshile për privatizimin e klubit të futbollit të Lushnjës. Të hënën, Këshilli Bashkiak i Lushnjës ka miratuar me mazhorancë votash shitjen e aksioneve të “K.F. Lushnja 1930” sh.a. Çmimi minimal i shitjes së 100% të kuotave është 14,077,066 lekë(katërmbëdhjetë milionë e shtatëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë.

Keshilli lushnje

Me kalimin e kësaj faze hapet drita jeshile për privatizimin e klubit të Lushnjës, por kuptohet se asetet e klubit që kanë të bëjnë me stadiumin dhe fushat mbeten në pronësi të bashkisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa, e cila përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” jep lajmin për votimin me mazhorancë votash, si dhe hapat që do të ndiqen në vijim për privatizimin e klubit. Ja njoftimi i kryebashkiakes:

 

“Me mazhorancë votash, pa dallime të forta politike, por me sensibilitetin e madh të opinionit sportiv në Lushnjë, hodhëm hapin e parë të rëndësishëm drejt një hapi të shumëkërkuar ndër vite nga tifozët e Lushnjës; nxjerrja në ankand e aksioneve të “K.F. Lushnja 1930” është tanimë një realitet. Nga ky moment përgatitemi për hapin e dytë dhe final, atë të pranimit të ofertave për Presidencën e re të klubit të futbollit! Do të jetë një proces po aq serioz sa ky që kemi realizuar, me qëllim që aksioneri apo aksionerët e rinj të jenë vërtet të denjë për të udhëhequr Lushnjën e futbollit drejt objektivave të rëndësishme, sikurse ky qytet e meriton”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"