Këshilli Bashkiak i Vlorës, sot vendoset kontrata e re e Flamurtarit dhe shitja e klubit të Orikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2024 | 12:10

Këshilli Bashkiak i Vlorës, sot vendoset kontrata e re e Flamurtarit dhe shitja e klubit të Orikut

Këshilli Bashkiak i Vlorës pritet të miratojë sot shtyrjen me një vit të kontratës së administrimit të Flamurtarit nga kompanitë turke të përfaqësuara nga Sinan Idrizi.

keshilli vlore

Mbledhja pritet të shoqërohet me debate dhe diskutime nisur edhe nga polemikat mes Idrizit dhe Bashkisë së Vlorës. Administratori e ka kërkuar shtyrjen e kontratës me dy vjet, por bashkia do ta shtyjë vetëm me një vit. Projektvendimi i vjen këshillit si propozim nga një grup këshilltarësh dhe nuk është firmosur nga kryebashkiaku Ermal Dredha një tjetër çështje që ka revoltuar jo pak administratorin.

Nuk dihet nëse Idrizi do të jetë ose jo sot në mbledhje, por debatet duket se do të jenë të pashmangshme. Sikundër vetë Idrizi e ka thënë prej 31 korrikut, është pa kontratë me Bashkinë e Vlorës. Këshilli i Bashkisë do të miratojë sot edhe privatizimin e Orikut, si dhe vlerën e shitjes së aksioneve. Çmimi minimal i shitjes së 100% të kuotave është 12,658,000 lekë.

 ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"