Kërkoi lirimin nga qelia, zbardhen përgjimet e ish-boksierit Astmer Bilali për planifikimin e 2 vrasjeve: Sonte ia fala jetën se… do t’ja fus plumba kokës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2023 | 14:37

Kërkoi lirimin nga qelia, zbardhen përgjimet e ish-boksierit Astmer Bilali për planifikimin e 2 vrasjeve: Sonte ia fala jetën se… do t’ja fus plumba kokës

Ndonëse në biseda nuk është se duket dhe aq shumë i interesuar për vrasjen e Dulit, por shënjestër kryesore ka Ibrahimin. Detaje dhe fakte tronditëse që dalin nga komunikimet e grupit kriminal tregojnë se sa të qetë mendonin dhe kërkonin të vepronin teksa kishin shënjestruar për të vrarë disa persona në varrimin e një të riu në Fushë-Krujë.

BILALI

Bëhet fjalë për Astmer Bilalin, krahun e djathtë të Behar Bajrit, i cili kërkon t’i ndryshohet masa e sigurisë, ndërkohë që materiali hetimor që gjendet në duart e prokurorëve për aktivitetin e ngjeshur kriminal të tyre është ende as në gjysmën e rrugës hetimore.

KËRKESA PËR NDRYSHIM MASE

Astmer Bilali, një prej 6 të arrestuarve të “Metamorfozës”, nga anëtarë të bandës së Bajrave në Shkodër dhe zyrtar të lartë policie e prokurorie, ankimoi masën e sigurisë “arrest në burg” disa ditë më parë nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme. Ai i është drejtuar Apelit me pretendimin e ndryshimit të masës me një tjetër më të butë. Astmer Bilali u arrestua si i dyshuar për organizimin e kushteve me qëllim vrasjen e Ibrahim Licit, të cilin e donte me çdo kusht të vdekur dhe në ndihmën e vrasjes së Dorian Dulit. Të dyja këto, SPAK zbuloi se ishin vrasje të organizuara nga Behar Bajri, por nuk u arritën të finalizoheshin me sukses.

Astmer Bilali, ish-boksier i njohur në Shkodër disa vite më parë, është me precedent të theksuar kriminal. Ai ka qenë personi kryesor i dyshuar për plagosjen e Hermes Beqirit në një lokal në Shkodër në vitin 2017. Për këtë ngjarje ai u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë.

Në total në hetim për dosjen “Metamorfoza” janë 16 persona, të cilët duke bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal organizuan dhe finalizuan vrasjen e Gjin Boriçit në gusht 2020 në Vau Dejës dhe përgatiten terrenin për të vrarë edhe Ibrahim Liçin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin, por nuk ia dolën.

Në pranga ra ish-drejtori i Operacionales, Oltian Bistri, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi njoftonte biznesmenin Pëllumb Gjoka për kontrollet e policisë apo e ndihmonte për bizneset e tij në lojërave të fatit. Gjoka, përveç kësaj, në dosje rezulton se kishte dijeni për çdo vrasje që do të kryente grupi Bajri, madje ishte autor i porositjes së eliminimit të Klaent Musabelliut, vrasje edhe kjo e pa finalizuar. Jo më pak i rëndësishëm në dosje është edhe prokurori Xhevahir Lita, i cili në kohën që ishte në Shkodër, kundrejt ryshfetit, liroi nga burgu Behar Bajrin, i cili menjëherë sapo doli nga qelia nisi planet për vrasjet.

PJESË NGA PËRGJIMET

…Në orën 17:11, shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Behari i shkruan, “vëlla i thuaj Benit të vij tek shtëpia, se janë duke hangër bukë. Jemi duke ia fut dy me motraloza dhe dy me kallasha, vetëm kena hallin e largimit. Fol me të se e kena cështje kohe, se janë dy makina.”

Pellumbi i shkruan që, “po vij tani”. Behari shkruan që “janë të gjithë si staf atje, nëse vijnë janë të vdekur, do tja fus plumba kokës. Janë me një makinë të bardhë E-klas 101 targa. Në 

Në orën 18:14, shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.

Behari i shkruan, “a po i thua Benit me ardh. Nuk kishte garanci, ishte ai apo jo se kishte ndërruar makinë. Nëse ka qenë ai, sonte ia kam fal unë jetën, nuk i lashë unë me gjujt se nuk ma ndjente zemra që ishte ai, sepse u kërkova foto dhe nuk ma nisën. Se ka ditë të tjera dhe du mos me gabu”.

Pëllumbi i shkruan që, “ka ditë të tjera vëlla”.

Në orën 18:31 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e OZ041K i identifikuar si Prekë Kodra. Behari i dërgon një foto duke e pyetur nëse “është ndonjëri prej këtyre dhe a ka ndonëri prej tyre një golf ngjyrë të bardhë me targa AA… Se nuk donim me vra njerëz kot pa qenë të sigurt.”

Në orën 18.58 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e OZ041K i identifikuar si Prekë Kodra.

Preka i shkruan që, “tani me erdhën sms-të, por mos u mërzit se i kemi përsëri pasnesër dhe të shtatat aty.”

Në orën 15.00 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 62Y87A i identifikuar si Astmer Bilali.

Behari i tregon këtij të fundit që, “kanë parë, “Ibrahimin” me “Selen” dhe një mjekrosh në Skendërbeg para 20 minutash me një makinë Turan me targë ….”

Astmeri i shprehet që “nuk e zejmë dot kështu, kur e marrim vesh mbasi ka qenë diku, po duhej të ishin vënë nga mbrapa ta shikonin se ku ishte ndalu.”

Behari i shkruan që “unë kam për detyrë me të tregu, se me pas në dorë ma e kryj nuk po të them ty, por e kryej vetë”.

Behari shprehet që, “unë e kam hasëm dhe e dua në tokë por dhe “Dorin” duhet me e heq qafe, apo nuk je per Dorin ti, je vetëm për Braçen?”

Astmeri i shprehet që “edhe për Dorin jam, por Braçen duhet me e heq se sbën”.

Behari shprehet qe, “atëherë bëhu gati dhe kalo ti vetëm që ta heqim Dorin, nëse don me më pas krah, hajde, nëse nuk don, rri. Sepse për Dorin e kam info, vetëm me kërcit ka arma, kam makinën, heksin, ku me djeg makinën, ku me prit njerzit, për timon dhe për me gjujt se armik e kena. A bëhesh për nesër me marr pjesë vetëm ti, jo të tjerë?”

Astmeri i shprehet që, “gati me ke kur të duash ti, me thuaj ku me ardh”. Behari i tregon që, “nesër e kemi në Fush-Krujë me u pjek, se na shpëtoi mbrëmë. Ti do të kesh 3 persona me veti dhe ti 4, me të prit kam unë, të gjitha, do të takohemi ku rri unë. Nuk dua që ti tregosh askujt, as Ben Gjeloshit, as Bardhit, maje vetëm për vete, dua punë Jo fjalë dhe dua që të me betohesh. Jam duke ik tani tek shtëpia e Gustit me marrë makinën e tij dhe me ik me studiu vendin, do të tregoj sonte ndonjë plan. Jam nis për Fush-Krujë unië Shok nuk bën me nejt ti aty, mos e mendo. Ta shikoj mirë situatën dhe ndoshta rrijë unë.”

Në orën 21.42 shtetasi Preke Kodra duke përdorur OZ041K komunikon me përdoruesin e S6EMTP i identifikuar si Aleks Ndreka.

Aleksi shkruan, “Në Laç jam duke ik, jam me Gustin, është Gusti timon. Do shoh terrenin dhe në ferra dhe shikoj unë nëse kam ku me nejt. Mos bëj gabim me i shkrujt Dorit, rriji krejt indiferent. Ndoshta pyet Bardhin ku janë duke i prit njerëzit. Edhe diçka tjetër, Dori kur të afrohet ka Shkodra nuk kalon kurrë në rrugë kryesore, vetëm rrugicave shkon”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"