Keidi Bare debuton me Saragozën dhe habit tifozët
Keidi Bare ka vendosur të rikthehet në ekipin kombëtar dhe të bindë Silvinjon se ai është lojtari i duhur për mesfushën kuqezi.
Me këtë qasje është shfaqur në ndeshjen e parë me Saragozën, ku të gjithë janë habitur nga performanca e mirë e mesfushorit fierak. Energjik, gjendej në çdo cep të fushës me lëvizjet e tij dhe i saktë në pasime, Keidi Bare pritet të kthehet në një lider te kjo skuadër dhe ta udhëheqë atë drejt suksese, siç mund të jetë rikthimi në La Liga i Saragozës pas shumë vitesh.
Ajo që ka rënë në sy është se edhe tifozët janë habitur nga forma e mirë e Bares, duke bërë që të lidhen shumë më shpejt me të. 26-vjeçari u largua me parametër zero pas katër vitesh nga Espanjoli dhe iu bashkua Saragozës me një kontratë 3 vjeçare.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"