Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 20:16
KATEGORIA E TRETË/ Ramazani bën bomberin kundër Partizanit B, por ndeshja ndërpritet në minutën e 80-të. Ja çfarë do të ndodhë
Dueli i Kategorisë së Tretë mes Bulqizës dhe Partizanit B, u luajt vetëm 80 minuta në Kamzë. Përballja u ndërpre 10 minuta nga fundi për shkak të shiut të rrëmbyer, teksa minutat e mbetura do të luhen ditën e nesërme.
Në momentin e ndërprerjes bulqizakët kryesonin me rezultatin 3 me 2 falë dopietës së mbrojtësit peqinas Daniel Ramazani në minutat 6 dhe 63 dhe golit të sulmuesit Eriol Merdini.
Për Partizanin B, që drejtohet nga Kalari shënuan Kokomani në minutën e 53-të dhe Bajraktari në minutën e 78-të. Mbetet të shihet nëse rezultati do të ndryshojë në minutat e mbetura që do të luhen ditën e nesërme, apo do të kemi një triumf të Bulqizës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"