KATEGORIA E TRETË/ Kinostudio mëshiron Spartakun me 9 lojtarë, ja rezultatet dhe renditjet
Me Grupin A e ka mbyllur fazën e parë, e kundërta ndodh me Grupin B. Vetëm një ndeshje u zhvillua dje në Kamzë, ajo mes Spartakut dhe Kinostudios. Ky takim përfundoi me fitoren e thellë 4-0 për djemtë që drejtohen nga Gledis Gjonpalaj.
Skuadra e Artan Vangjelit ka luajtur për gati 51 minuta me 9 lojtarë, pasi Endri Dahriu dhe Amarildo Mustafa janë ndëshkuar me karton të kuq për sjellje antisportive ndaj kryesorit Armando Hoxha. Serinë e golave e hapi Bzhetaj në të 11-ën, ndërsa Ysolliu dyfishoi në të 20-ën.
Pa u mbyllur pjesa e parë Bajraktari “vrau” ndeshjen, duke përfituar dhe nga epërsia numerike. Pas pushimit duket thënë që miqtë u treguan të kursyer, pasi vetëm një gol bënë në të 73-ën, me firmën e Lokës.
ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"