KATEGORIA E TRETË/ Goleadë e Adriatikut, Kinostudio frenon Gramozin (REZULTATET DHE RENDITJA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 11:37

KATEGORIA E TRETË/ Goleadë e Adriatikut, Kinostudio frenon Gramozin (REZULTATET DHE RENDITJA)

Pa u mbyllur ende java e parë, nis e dyta. Kategoria e Tretë është totalisht një “lëmsh”, me axhendën që shpërndahet në 7 ditë dhe mbi të gjitha me ndryshime të momenteve të fundit.

KATEGORIA E TRETE

Me 28-29 nëntorin që u la pushim për shkak të festave, dje rinisën ndeshjet për këtë nivel.

U zhvillua fillimisht Klosi-Adriatiku dhe më pas Kinostudio-Gramozi. Duhet thënë që “gjakrat” janë nxehur, pasi kanë filluar të akordohen edhe të verdhë e të kuq.

KLOSI-ADRIATIKU

Fillimisht ajo mes Klosit dhe Adriatikut, që u mbyll me fitoren e thellë të skuadrës nga Sukthi.

Pas fraksionit të parë që u mbyll barazim 1-1, janë klosianët që shënojnë të parët në minutën e 24-t me anë të Kurtit.

Më pas barazojnë të besuarit e Ded Mehmetit me anë të talentit Enkelejd Fuçija.

Në pjesën e dytë, skuadra e Adriatikut ka shpërthyer teksa ka shënuar dhe 4 gola të tjerë, duke shfrytëzuar dobësitë e kundërshtarit.

Kështu, Adhurim Hasani shënon një tripletë, ndërsa Enklejd Fuçija plotëson dopietën.

Kjo është një nisje mjaft e bukur për këtë skuadër që kërkon rikthimin pas 5 viteve në Kategorinë e Dytë.

Që të mbyllet java e parë, sot do të luhet edhe Spartaku-Minatori.

SK (2)

KINOSTUDIO-GRAMOZI

Në ndeshjen e dytë të luajtur, janë përballur Kinostudio dhe Gramozi. Kolonjarët kanë hasur mjaft vështirësi ndaj kryeqytetasve, që e kishin ndeshjen e parë.

Të besuarit e Gledis Gjonpalit e panë veten në avantazh të dy golave pa shkuar në pushim. Ata surprizuan që në të 3’-ën me anë të Olsian Lamajt.

Pas 18 minutash është një tjetër Olsion që shënon, këtë herë Balliu, duke vënë në vështirësi të mëdha kolonjarët.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, nuk mungon edhe një debat mes dy lojtarëve kundërshtarë autorit të golit të Kinostudios, Olsian Lamaj dhe Xhusti Klosi të Gramozit.

Kishin marrë të verdhë, por më pas u skuqën dhe lanë skuadrat respektive me nga 10 lojtarë.

Në fraksionin e dytë, kolonjarët korrigjojnë gabimet e së parës dhe reagojnë me një gol të shënuar nga pika e penalltisë me anë të Egis Mydinit.

SK 1 (1)

Më pas, barazimi vjen nga këmbët e Kristi Alikos, që shmang humbjen dhe i jep kreun Gramozit.

SK 2 (1)

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"