KATEGORIA E TRETË/ Albanët marrin kreun, Këlcyra “shfryn”. Mësoni rezultatet dhe renditjet
Në Kamzë janë luajtur dje dy ndeshjet e Kategorisë së Tretë për Grupin A. Spartaku u mund 1-5 nga Albanët, që morën kreun e renditjes.
Dy gola të shpejtë nga Mersini e Meshja do të shkurtoheshin nga Kora me penallti, e megjithatë qetësinë e jep Frimpong në të 45-ën.
Në pjesën e dytë, skuadra e Gockajt thelloi rezultatin me Milën dhe Jonuzin.
Ndeshja e dytë ishte një spektakël i vërtetë, ku Këlcyra mundi me shifrat 7-3 Drinin. Këta të fundit, edhe pse në disavantazh 1-3, arritën të barazonin në 3-3. Por vetëm kaq, pasi morën edhe 4 gola të tjerë nga Këlcyra.
E megjithatë, ishte një duel i barabartë. Mjafton të përmendim penalltinë e humbur, një traversë, një shtyllë dhe një gol të anuluar. Katër minuta para fundit, Deda dhe Domoye dolën me të kuq pas një përplasjeje që pati në distancë.
ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"