KATEGORIA E TRETË/ 32 gola në 7 ndeshje! Skuadrat pritëse bëjnë “ligjin”, vetëm Albpetroli surprizon në transfertë. Ja rezultatet dhe renditjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 22:10

KATEGORIA E TRETË/ 32 gola në 7 ndeshje! Skuadrat pritëse bëjnë “ligjin”, vetëm Albpetroli surprizon në transfertë. Ja rezultatet dhe renditjet

U luajtën ditën e sotme 7 duelet interesante të vlefshme për Kategorinë e Tretë, ku u shënuan në total plot 32 gola. Vlen të theksohet fakti se me përjashtim të Albpetrolit që triumfoi në transfertë ndaj Përmetit, në 6 duelet e tjera “ligjin” e bënë skuadrat pritëse që arkivuan 3 pikë të arta në shtëpi. Spikasin fitoret me goleadë të Partizanit B, Osumit dhe Gramozit.  

Gramozi

Ndërkohë në duelet e tjera, Klosi i dha “leksion” me 2 gola pretendetëve të Europiani FC. Eagle Football mposhti minimalisht Shirokën në duelin e zhvilluar me drita, ndërsa Bulqiza bëri detyrën në shtëpi ndaj Olimpic Shkodrës.  

REZULTATET: 

KLOSI-EUROPIANI FC 2-0 

BULQIZA-OLIMPIC SHKODRA 4-1 

PARTIZANI B-HIMARA 9-1 

EAGLE FOOTBALL-SHIROKA 1-0 

PËRMETI-ALBPETROLI 0-1 

GRAMOZI-TEPELENA 6-2 

OSUMI-SKRAPARI 5-0 

GRUPI A: 

Gramoziiiii

GRUPI B: 

WhatsApp Image 2024-12-08 at 21.51.04

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"