KATEGORIA E PARË/ Taulant Marku bën heroin te Dinamo, blutë mposhtin me 4 gola Besëlidhjen dhe renditen të parët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 14:22

KATEGORIA E PARË/ Taulant Marku bën heroin te Dinamo, blutë mposhtin me 4 gola Besëlidhjen dhe renditen të parët

Dinamo ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 ndaj Besëlidhjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Parë.

DINAMO

Heroi i takimit për blutë e kryeqytetit ishte Taulant Marku, me sulmuesin i cili ka shënuar një tripletë.

Golat u shënuan në minutat 39′, 42′ dhe 72′ nga Marku dhe në minutën e 90′ nga Ymeri.

Me këtë tre pikësh, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ngjitet e vetme në krye të klasifikimit me 11 pikë, ndërsa lezhjanët pas kësaj humbjeje renditen në vendin e 13 me 4 pikë.

FT | DINAMO 4-0 BESËLIDHJA

T. Marku 38′, 42′, 72′, Ymeri 90′

FORMACIONET ZYRTARE –

DINAMO – Simoni; Fetaj, Dikson, Mija, Allmuça; Daja, Vokrri, Diogo Da Silva, Danaj; Denison, T. Marku. Trajner: Nevil Dede.

BESËLIDHJA – Kodra; Zere, Trokthi, Dibra, Gjikolaj; Bruka, Pjetraj, Përgjoni, Gjoka; Shehu, Nunjesh. Trajner: Alban Bruka.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Ermal Gryka (Tiranë)

Asistent i parë – Maringlen Llukmani (Vlorë)

Asistent i dytë – Harrjan Lila (Tiranë)

Arbitër i katërt – Albert Doda (Tiranë)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"