KATEGORIA E PARË/ Fundoset Erzeni, Korabi dhe Lushnja marrin pikë të rënda. Burreli fiton në minutën e 101-të
Erzeni i zbritur nga Superiorja në Kategorinë e Parë, duket se rrezikon seriozisht rënien edhe nga kjo kategori në fund të këtij sezoni. Skuadra shijakase ka regjistruar sot humbjen e katërt në po aq ndeshje të luajtura, duke u gozhduar në fundin e tabelës.
Humbja e sotme erdhi përballë Korabit, i cili zgjidhi gjithçka që në minutat e parë me Peraltan dhe Andonin, për t’u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit.
Ndërkaq, Lushnja ka konfirmuar pretendimet e saj me një fitore minimale 1-0 në fushën e Apolonisë, teksa Hida ka zgjidhur fatin e sfidës që në pjesën e parë të kësaj përballje.
Një ndeshje shumë e tensionuar dhe e luftuar deri në fund ka qenë ajo në Burrel mes vendasve dhe Pogradecit. Ferruku u dha avantazhin vendasve, ndërsa miqtë mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Lipos. Panadiç vendosi baraspeshën në minutën e 5-të shtesës, por miqtë nuk iu gëzuan pikës pasi në minutën e 11 shtesë, erdhi goli i Xhakajt i cili i dha suksesin 2-1 skuadrës së tij.
REUZLTATET
APOLONIA-LUSHNJA 0-1
15′ Hida
BURRELI-POGRADECI 2-1
88′ Ferruku, 90’+11′ Xhakaj / 90’+5′ Panadiç
ERZENI-KORABI 0-2
14′ Peralta Romero, 22′ Andoni
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"