KATEGORIA E PARË/ Flamurtari, Besa dhe Vora fitojnë me vështirësi, Erzeni i prish festën Korabit. Mësoni rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 23:50

KATEGORIA E PARË/ Flamurtari, Besa dhe Vora fitojnë me vështirësi, Erzeni i prish festën Korabit. Mësoni rezultatet

Sot janë luajtur 4 duele të vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë e Parë. Flamurtari, Besa dhe Vora bënë detyrën, por duke fituar me vështirësi.

kategoria-e-pare-1

Flamurtari, Besa dhe Vora bënë detyrën, por duke fituar me vështirësi.

Flamurtari ia doli të zhbllojë sfidën ndaj Kukësit vetëm përmes penalltisë në minutën e 75-të, ndërsa më pas shënoi dhe një gol sigurie.

Në anën tjetër Besa u mjaftua me një gol në transfertën e Kastriotit. Fitoren më të vështirë e pati Vora që përmbysi rezultatin 3 me 0 të Valbonës.

Sfida tjetër mes Korabit dhe Erzenit u mbyll në barazim 1 me 1.

REZULTATET PËRFUNDIMTARE

VALBONA 3–4 VORA 

1′ Uahab, 15′ Farruku, 25′ Da Silva – 33′ Ruzgis, 44′ Shehi, 45′ Kasalla, 47′ Ismaili

29′ Largohet me karton të kuq Uahab nga Valbona

FLAMURTARI 2–0 KUKËSI 

75′ Ememe, 80′ Beqja

KORABI 1–1 ERZENI

16′ Buci – 79′ Duraku

KASTRIOTI 0–1 BESA 

31′ Indio Oliveira

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"